Rajon
VIDEO+FOTO/ Eskalon protesta për tragjedinë në Larisa, policët sulmohet me molotov
Protesta në qendër të Athinës për tragjedinë e ndodhur të martën në afërsi të Larisës, ku si pasojë e përplasjes së trenave, humbën jetën të paktën 57 persona, mes tyre 6 shqiptarë, është shoqëruar me incidente. Qytetarët u mblodhën ditën e sotme, rreth orës 10:00 në Athinë, mirëpo sollën trazira.
Siç shihet nga pamje, grupe personash me kapuç që ishin në protestë, sulmuan policët e armatosur me bomba molotovi. Ata kanë shkatërruar edhe karrige dhe tavolina të lokale që ndodheshin pranë, apo objekte të tjera.
Një grup personash të paidentifikuar, të cilët kishin fytyrat e mbuluara sulmuan me gurë dhe me sende të tjera. Tensione ka pasur edhe në Lefko Pyrgos, në Selanik.