Një video e publikuar për një grabitje të ndodhur në një dyqan bizhuterish në Zelandën e Re, është bërë virale në rrjetet sociale.
Ngjarja ndodhi në mes të ditës në qendrën tregtare Bayfair.
Ajo çfarë ka marrë vëmendje të madhe, është reagimi i rojës së sigurisë i cili edhe pse shikon hajdutët teksa kryejnë grabitjen, nuk ka lëvizur nga vendi dhe thjesht i shikon.
Disa prej ndjekësve në komente mbështesin rojën, duke thënë se jeta e tij vlen më shumë se bizhuteritë ndërsa të tjerët, e kritikonin për faktin që nuk ndërhyri për të ndaluar grabitësit.
“Jeta juaj nuk ia vlen për një bizhuteri. Mos e fajësoni rojën e sigurisë që qëndron prapa dhe thjesht ka marrë një ide për përshkrimet”, shkroi një person.
“Mund të konfirmoj si roje sigurie, 23,65 dollarë në , nuk ia vlen”, shtoi një tjetër.
“Pra, cili është roli i sigurisë”- ishte komenti i një ndjekësi tjetër nga shumë komente që mori videoja.