Connect with us

Kronike

Vidhnin banesa e lokale në Tiranë, arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër

Dy persona janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si autorë të disa vjedhjeve në Tiranë. Sipas policisë, 20-vjeçari me inicialet E.D u arrestua ndërsa në kërkim u shpall një 21-vjeçar E.G, pasi dyshohet se në maj e qershor kanë vjedhur para dhe sende me vlerë në një banesë dhe dy lokale. Një 33-vjeçar A.K u arrestua pasi një ditë më parë dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë. Policia thotë se po heton për raste të tjera vjedhjesh nga këta persona. Sakaq u sekuestruan disa bizhuteri dhe një shumë lekësh si dhe një automjet.

“Si rezultat i hetimeve të kryera rreth denoncimeve për vjedhje në banesa dhe në subjekte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, mundësuan zbardhjen e autorësisë së 4 prej këtyre rasteve. Konkretisht: u vu në pranga shtetasi E. D., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi E. G., 21 vjeç, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-qershor, kanë vjedhur para dhe sende me vlerë, në 1 banesë dhe në 2 lokale; -u vu në pranga shtetasi A. K., 33 vjeç, pasi dje, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë. Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

 

Advertisement