Connect with us

Aktualitet

Vidhnin me dhunë banesat në Luksemburg, arrestohen dy “skfiterët” shqiptarë

Dy shqiptarë, që dyshohet si autorë të vjedhjeve me dhunë të banesave në Luksemburg, janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Together”. Të arrestuait janë një 29-vjeçar nga Mirdita dhe një 28-vjeçar nga Puka.

“Si rezultat i sigurimit dhe shkëmbimit të informacioneve nga Policia e Shtetit, lokalizohen në Luksemburg dhe vihen në pranga 2 shtetas shqiptarë, të akuzuar për vjedhje me dhunë në banesa në Luksemburg.

Në kuadër të operacionit “Together”, informacionet e siguruara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania, si dhe të shkëmbyera me FAST Luksemburgun, nëpërmjet rrjetit ENFAST, mundësuan kapjen në Luksemburg të shtetasve shqiptarë K. B. alias K. N., 29 vjeç, të lindur në Mirditë dhe K. M., 28 vjeç, të lindur në Pukë.

2 shtetasit akuzohen për kryerje të vjedhjeve me dhunë në banesa në Luksemburg.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Advertisement