Aktualitet
Vijon numërimi i votave për kandidatët/ Blendi Gonxhja më i votuari i PS në Tiranë, Gjiknuri në Vlorë! Alimehmeti i pari në kryeqytet nga PD, Ilir Meta vetëm 1170 vota

Numërimi i votave për subjektet politike ka përfunduar brenda vendin dhe po vijohet me numërimin e votave për kandidatët e listës së hapur.
Në Tiranë, ku prodhohet edhe numri më i madh i deputetëve, plot 37, nën siglën e PS rezulton më i votuari kandidati Blendi Gonxhja me 7111 vota. Pas tij, vjen ministri Ervin Hoxha me 3421 vota, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 3291 vota dhe Erion Braçe 2754 vota.
Në Shkodër kryeson Edona Bilali me 3601 vota, në Lezhë Pranvera Skana me 3164 vota, në Kukës Alban Zeneli me 4128, në Korçë Ilirian Pendavinji me 6600 vota, Tërmet Peçi me 9468 vota në Gjirokastër, Klevis Jahaj në Fier me 6538 vota, Sara Mila me 5132 vota, Arkend Balla me 6092 në Durrës, Agron Malaja me 12389 vota dhe Hysen Buzali me 7459 vota.
Në Vlorë më i votuari nga PS është Damian Gjiknuri me 9542 vota, i ndjekur nga Vullnet Sinaj me 8388 vota dhe Ardit Bido me 7224 vota.
Ndërkohë sa i takon PD dhe aleatëve, më i votuari më Tiranë rezulton mjeku Ilir Alimehmeti ke 3251 vota i ndjekur nga Jorida Tabaku me 3048 vota. Ilir Meta i cili garon nga qelia në listën e hapur, ka marrë vetëm 1170 vota deri më tani dhe rrezikon të mos futet në Kuvend. Në Vlorë më i votuari rezulon Petraq Gjikuria me 3512 vota, në Shkodër Bardh Spahia me 4125 vota, në Lezhë me i votuari rezulton ish gjyqtari sheik Gjin Gjoni me 3162 vota, në Kukës Shkëlqim Shehu me 7427 vota, në Korçë Jorida Mazelliu me 4325, në Gjirokastër Alma Kore me 3569 vota, në Fier Gentian Çela me 2734 vota, në Elbasan Dritan Cani me 2100 vota. Ndërkohë në Durrës me i votuari rezulton ish-prokurori Arjan Ndoj me 3185 vota, në Dibër Përparim Spahiu me 4647 vota dhe në Berat Parid Mahmutaj me 5887 vota.
Lulzim Basha me Koalicionin Euroatlantik deri më tani ka marrë vetëm 247 vota në Tiranë, në po të njëjtin qark Adriatik Lapaj ka marrë 738 vota preferencial.

