Aktualitet
Vijon numërimi në Tiranë, PS thellon diferencën dhe kryeson me 50%, mbi 5 mijë vota diferencë ndaj PD! E treta vjen Mundësia me mbi 5%

Në qarkun Tiranë vijon numërimi i kutive me ritëm të lartë. Epërsia e PS-së është e dukshme me rreth 50% të votave të marra deri tani, kundrejt 33,7% të PD-ADSHM.
Sipas raportimeve të KQZ-së (deri në orën 04:45), ishin numëruar rreth 123 kuti nga 1282 në total. PS ka marrë 17057 vota, kundrejt 11538 të PD-ADSHM-së. E treta vjen Partia Mundësia me 5% të votave, Lëvizja Bashkë me 3,%, Nisma Shqipëria Bëhet me 3% dhe PSD me rreth 3,1%.
Nga ana tjetër janë hapur dhe 6 kuti në Rrogozhinë ku kryeson PS me 395 vota, PD me 343.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale për qarkun e Tiranës

