Aktualitet
Vijon numërimi, Rama drejt mandatit të katërt, edhe diaspora me socialistët

Procesi i numërimit të votave vijon, ndërsa rezultatet paraprake tregojnë një fitore të mandatit të katërt Partisë Socialiste të Shqipërisë e cila kryeson me 186,844 vota, ose 52.7% të totalit të votave të numëruara deri më tani, duke siguruar 83 mandate në Kuvend.
Ndërsa PS është në rritje në gjithë vendin, Sali Berisha me aleatë janë në rënie drastike. Ata renditen forcë e dytë, por me rënie me 121,619 vota (34.3%) ose 51 mandate.
Edhe diaspora shpërblen socialistët. Deri tani Janë numëruar 977 zarfe të dërguar nga emigrantët, ku PS dominon me 47,23%, e ndjekur nga PD me 38,60%.
Nga 1445 QV të numëruara, nga 5225 në total, Partia Socialdemokrate ka marrë 13,219 vota (3.7%) dhe ka siguruar 3 mandate. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 12,367 vota (3.5%) dhe Partia Mundësia me 9,310 vota (2.6%), që u përkthehet deri më tani nga 1 mandat. Po ashtu, edhe Lëvizja Bashkë me 4,407 vota (1.2%) dhe merr 1 mandat.
Forcat e tjera politike: Partia Koalicioni Euroatlantik me 3,900 vota (1.1%), Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 1,260 vota (0.4%), Partia Aleanca Demokracia e Re me 263 vota (0.1%), Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare me 677 vota (0.2%) dhe Lëvizja Atdheu me 458 vota (0.1%).
Surpriza për socialistët është në Dibër, ku kemi një përmbysje të rezultatit dhe një rritje historike të PS. Partia Socialiste nën udhëheqjen e Edi Ramës ka përmbysur rezultatin dhe sipas rezultateve të deritanishme merr 3 mandate me 58.6% të votave. PD zbret nga 3 mandate që kishte në 2021, në vetëm 2 mandate.
Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës. Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 977 zarfe. Sipas rezultatave nga KQZ, PS dominon me 47.23% ose 460 vota, e ndjekur nga PD me 38.60 % ose 376 vota. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 75 vota, Lëvizja Bashkë 15 vota dhe Partia Mundësia me Partinë Social Demokrate nga 19 vota.
Kliko këtu për të lexuar rezultatet në kohë reale në rang kombëtar

