Aktualitet
Viktima babai i dy fëmijëve, 74-vjeçari e goditi të birin me thikë në sy të familjarëve
Të tjera detaje zbulohen mbi krimin brenda familjes këtë mbrëmje në Tiranë, Hekuran Gjoni, 74 vjeç ka goditur me thikë djalin e tij Asim Gjonin 37 vjeç.
Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë në spital.
Gjatë konfliktit, autori dhe viktima dyshohet se kanë qenë të dehur ndërsa prezentë kanë qenë edhe familjarë të tjerë
Viktima ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda banesës së tyre, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.