Kronike
Viktima e parë nga PËRMBYTJET në Durrës, gjendet i VDEKUR punojnësi i bashkisë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku është gjetur i pajetë Astrit Ishenai, 55 vjeç, punonjës i Bashkisë Durrës, i cili ishte raportuar i humbur prej dy ditësh.
Trupi i tij është gjetur i mbytur në një kanal, në zonën e Plepave, rreth 15 metra larg Marinës Detare.
Gazetari Robert Hasa ka mësuar se, viktima ishte shpallur i humbur nga familjarët, ndërsa kërkimet për gjetjen e tij kishin vijuar gjatë dy ditëve të fundit.
VoxNews ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet zona ku u gjet trupi i pajetë i 55-vjeçarit.

