Connect with us

Bota

Vishni vetëm këpucët: Ekspozita e pazakontë në Marsejë ku vizitorët hyjnë lakuriq

Nuditeti është epiqendra e ekspozitës më të fundit të Muzeun e Qytetërimeve Europiane dhe Mesdhetare në Marsejë, por jo vetëm në mure.

Muzeu Mucem lejon vizitorët që të zbulojnë lidhjen e tyre me natyrizmin duke i parë veprat të zhveshur dhe u lejon të mbajnë vetëm këpucët. Kjo e fundit jo për shkak të ndonjë kundërshtimi,  por si masë mbrojtëse ndaj dyshemesë me parket.

Vizitat nudo në ekspozitën e Parajsës së Natyristit realizohen në bashkëpunim me Federatën Natyriste Franceze një mbrëmje në muaj, kur muzeu është i mbyllur. “Si rrjedhojë, vizitorët që vijnë janë natyristë  dhe janë të zhveshur”, deklaroi institucioni.

Në ekspozitë shfaqen rreth  600 foto, filma, revista, piktura, skulptura dhe vepra të tjera artistike nga komunitetet natyriste si dhe koleksione private e publike në Francë e Zvicër.

Vizitorët e guximshëm duhet të paguajnë rreth 12 dollarë. Rreth 80 prej tyre kanë marrë pjesë dhe e kanë ekspozuar veten tërësisht brenda dhomës së mbuluar nga perdet.

Çdokush që dëshiron të hyjë i veshur gjatë orarit mund të konsiderohet i çuditshëm”, tha zëdhënësi i muzeut.

Advertisement