Kosova
Visoki Deçani kthehet në çështje/ Pavloviç kundër ambasadorit gjerman
Visoki Deçani kthehet në çështje/ Pavloviç kundër ambasadorit gjerman
Historiani serb Momçilo Pavloviç, drejtor i Institutit për Histori Bashkëkohore, thotë se pohimi i ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rode, se manastiri Visoki Deçani është i Kosovës, është historikisht i pasaktë, politikisht jokorrekt dhe diplomatikisht i dëmshëm.
“Trashëgiminë historike nuk e krijon shteti, por popujt, sundimtarët, elitat, njerëzit e pasur… Gjatë historisë popujt lindin dhe shkrihen, kufijtë shtetërorë lëvizin, por trashëgimia mbetet bashkë me njerëzit që e krijuan atë. Sipas logjikës se ambasadorit gjerman në Prishtinë, është territori ai që përcakton pronësinë e trashëgimisë. Me këtë rast është mire që ti kujtojmë atij se përshembull Troja, Efesi dhe qytete të tjera antike greke nuk janë sot në Greqi, por në Turqi, por asnjë njeri normal nuk do thoshte se ato janë trashëgimi kulturore turke”| – thekson Pavlović dhe shtroi pyetjen se nga kush po e ruan KFOR – i manastirin e Deçanit, për të cilin Rode thotë se është “manastiri i Kosovës”.
Sipas historianit serb, gjithcka tregon se nevoja për të ndërtuar tezën e “kosovizimit” të trashëgimisë kulturore dhe ortodokse serbe në Perëndim nuk është e re.
“Që nga vitet ’90, në procesin e shpërbërjes aktive të federatës jugosllave, diplomacia dhe spiunazhi gjerman ka qenë në krye të veprimtarisë. Ne historianët e kemi zakon të themi se me këtë rast, gjermanët patën mundësinë për t’u hakmarrë ndaj të gjithëve që ishin kundër tyre në luftërat e mëparshme. Para së gjithash, me veprime dhe teza të ndryshme diplomatike , ata u përpoqën të errësojnë thelbin, që është përkrahja për separatizmin dhe ndarjen e Kosovës nga Serbia. Dhe për të mos qenë kaq brutal, ata shpikën një lloj modeli, si ombrellë diplomatike dhe politike” – Theksoi Momçilo Pavloviç, duke shtuar se serbët e kanë përvojën e të jetuarit së bashku me shqiptarët, por se ata që e mbështesin pavarësinë e Kosovës, gradualisht “dëshirojnë t’u japin shtetësi separatistëve atje, jo sepse i duan aq shumë shqiptarët, por sepse besojnë se serbët janë fajtorët e vetëm dhe ekskluziv për gjithçka ndodhi në vitet 1990
Nga ana tjetër, për diplomatin Milovan Bozhinoviç, deklarata e ambasadorit gjerman nuk ka gjasa të jetë gabim, por një formulim i menduar mire dhe në përputhje me politikën e Gjermanisë ndaj Serbisë në vitet e fundit.
“Nga njëra anë, kemi përpjekje të autoriteteve shqiptare në Prishtinë për të ndërtuar historinë e tyre të Kosovës, me shpresën se do t’i legjitimojë ata në aspiratën e tyre për të pasur shtetin e tyre. Nga ana tjetër, kemi shtete perëndimore, fatkeqësisht me Gjermaninë në krye, e cila i mbështet fuqishëm ata” – ka theksuar diplomati serb, sipas të cilit, politika e jashtme gjermane në vitet e fundit, që nga ardhja e qeverisë së re, “ka përjetuar një transformim dhe degradim të thellë”.
“Qëndrimi i Gjermanisë ndaj luftës në Ukrainë është një qëndrim militant. Ata duan që Rusia të kapitullojë, dhe këtë e ka thënë mënyrë eksplicite Ministrja e Jashtme Analena Berbock. Berlini e ka humbur finesën, nuk është më në kërkim të rrugëve të mesme por është vënë ekskluzivisht në shërbim të paktit të NATO-s” – Ka potencuar Milovan Bozhinoviç