Connect with us

Kosova

Viti 2025, fundi i konfliktit Kosovë-Serbi/ Flet diplomati austriak

Diplomati Wolfgang Petritsch ka thënë se nuk pret rezultat substancial në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2024, për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Sipas tij, më pas, në vitin 2025, kur të kemi Komisionin e ri në Bruksel dhe kur të kemi administratën e re në Uashington – shpresoj që do të ketë vazhdimësi të administratës së presidentit Joe Biden – atëherë do të jetë momenti i ri për të rinisur dialogun.

“Po, mendoj se administrata Biden dhe ekipi i presidentit Biden janë më të interesuar për zgjidhje konstruktive. E kemi parë në të kaluarën administratën e Donad Trumpit, emisarin Richard Grenell, duke ndërmarrë veprime, që thjesht nuk kanë qënë në interes të zgjidhjes së drejtë të konfliktit” – deklaroi diplomati austriak, duke theksuar se “Pjesa e rëndësishme është që si Serbia, ashtu edhe Kosova, duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian” dhe se “vetëm një zgjidhje evropiane është realizueshme.”

“Kjo do t’iu japë fund dy konflikteve të mëdha historike që datojnë prej rënies së ish-Jugosllavisë. Mendoj se çështja e Kosovës është më e lehtë, sesa ajo e Bosnje e Hercegovinës, sepse popullsia është e ndarë, ka shumicë dhe popullsi pakicë në veri të Kosovës. Prandaj, zgjidhja është më e lehtë sesa trekëndëshi që ekziston në Bosnje e Hercegovinë, në mes të tri komuniteteve etnike” –

Sic edhe u shpreh Petritsch, Perendimi definitivisht  nuk e do edhe një tjetër Republika Sërpska në Kosovë, dhe ky model është përjashtuar nga komuniteti ndërkombëtar.

“Duhet të gjendet një zgjidhje më e drejtë për minoritetin serb. Kjo është në interes të Prishtinës” – potencoi diplomati europian. – “Për t’i motivuar negociatat te të dyja palët, qeveritë ne Beograd dhe Prishtinë, duhet të trajtojnë më me seriozitet procesin, dhe të mos zhyten nëpër konflikte, që nuk janë as në interes të Serbisë dhe as të Kosovës. Problemi qëndron në faktin se situata globale ka ndryshuar në mënyrë dramatike, dhe papritmas ka më pak vëmendje në konfliktet e vogla dhe të vazhdueshme, sikurse ato mes Kosovës dhe Serbisë. Po u referohem konflikteve të mëdha sikurse lufta e Rusisë në Ukrainë, lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Lindje të Mesme. Këto janë pika të mëdha konflikti të vitit 2024” – theksoi Petritsch

Advertisement