Connect with us

Shkrime

Vizita e shefit të CIA-s që shkundi Ballkanin

Pas paralajmërimeve se Rusia po tenton destabilizimin e Ballkanit, Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka qëndruar për vizitë gjatë kësaj jave në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.

Në Prishtinë, kryespiuni amerikan u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Kurti  dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti

Vizita e një prej figurave qendrore në administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, vjen ndërsa Uashingtoni synon te zbusë tensionet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe kërcënimet secesioniste të autoriteteve pro-ruse në Republikën Sërpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë.

Në Sarajevë, Burns e takua me drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe me ministrin e Jashtëm të BeH-së.

Pas kryeqytetit boshnjak, Burns vizitoi Serbinë, teksa për këtë vizitë nuk janë dhënë fare informacione zyrtare.

Kujtojme se, në raportin e parvjetshëm të vlerësimit të kërcënimeve globale të sigurisë, në mars, komuniteti i inteligjencës amerikane paralajmëroi ngritje të nivelit të rrezikut nga përshkallëzimi i mëtejmë i dhunës në rajonin e Ballkanit Perëndimor përgjatë vitit 2024.

Gjithashtu, ndonëse nuk përmendet drejtpërdrejtë, sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të Zveçanit në Veri të Kosovës, ku u vra një polic i Kosovës, u mor për referencë në raportin e inteligjencës amerikane mbi vlerësimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024.

Në vazhdimësi thuhej se perspektiva e rrëshqitjes drejt skajeve të krizës nuk mund të izolohet; derisa u krijohet mundësia lojtarëve lokal serbë të lidhur me interesat ruse të zgjerojnë hijen kërcënuese dhe të provokojnë konflikte ndëretnike.

William Burns është një nga njerëzit e paktë në botë që di gjithçka që ka ndodhur në tridhjetë vitet e fundit.

Ish-diplomati, ambasador në Moskë, ka gezuar besimin e të gjithë presidentëve amerikanë. Ai  doli në pension në vitin 2014, por presidenti Joe Biden, me ardhjen në pushtet, e ktheu në shërbim, në pozicionin e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në mënyrë që së shpejti të marrë një pozicion, ndoshta në kabinetin e ri nese fiton zgjedhjet.

Ai eshte një nga njerëzit më të fuqishëm në administratën aktuale dhe në botë. Kur një njeri i tillë vjen në Rajon, nuk ka dyshim se ai ka sjellë mesazhe që nuk diskutohen por zbatohen, ndersa ne Ballkan ka rritje të rrezikut të dhunës ndëretnike, por të lokalizuar” pasi liderët nacionalistë mund te përkeqësojnë tensionet për përfitime politike dhe aktorët e jashtëm me kete rast do të përforcojnë dhe shfrytëzojnë dallimet etnike për të rritur ose të mbrojnë ndikimin e tyre rajonal ose të pengojnë integrimin e Ballkanit në BE apo në institucionet euroatlantike

Advertisement