Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kremlinit e quajti vizitën e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Uashington ditën e djeshme një dështim të plotë diplomatik të Kievit.
Maria Zakharova deklaroi se presidenti ukrainas është i fiksuar me zgjatjen e luftës, ndërsa shtoi se qëllimet e Moskës mbeten “çmilitarizimi” i Ukrainës dhe aneksimi i të gjitha territoreve të pushtuara aktualisht nga Rusia.
“Me sjelljen e tij jashtëzakonisht të vrazhdë gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Zelensky konfirmoi se ai është kërcënimi më i rrezikshëm për komunitetin botëror si një nxitës i papërgjegjshëm i një lufte të madhe. Sa më shpejt që Kievi dhe disa kryeqytete evropiane ta kuptojnë këtë, aq më afër do të jetë zgjidhja paqësore e krizës ukrainase”, pohon Zakharova.
Vladimir Putin ende nuk ka bërë ndonjë koment zyrtar mbi takimin e Zyrës Ovale.