Connect with us

Bota

Vizita në Ballkan Perëndimor/ Reagon NATO: Zgjedhim diplomacinë para dhunës

Në faqen zyrtare të NATO-s në Twiter është publikuar ditën e sotme një video përmbledhëse e vizitës në Ballkanin Perëndimor. Sipas postimit, Jens Stoltenberg Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka shprehur përkushtimin dhe angazhimin në stabilitetin në rajon.

Në mesin e shteteve ballkanike, Stoltenberg ka vizituar edhe Kosovën, ndërsa në pamjet e shpërndara shfaqet kreu i aleancës teksa takohet me Albin Kurtin dhe disa zyrtarë dhe ushtarë të KFOR-it.

POSTIMI I NATO-s:

KFOR-i do të ofrojë sigurojë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe sipas mandatit tonë të dhënë nga Kombet e Bashkuara. Stabiliteti varet nga të gjitha palët duke zgjedhur diplomacinë para dhunës. NATO mbështet dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Të dyja palët duhet të angazhohen për mirëbesim”, dëgjohet duke deklaruar Stoltenberg.

Advertisement