Connect with us

Politike

Vizita ‘private’ e Ramës në Greqi, Mitsotakis i shqetësuar se mund të ndikojë te vota e shqiptarëve

Vizita e Kryeministrit Rama për të takuar shqiptarët që jetojnë në Greqi me 12 Maj duket se ka shqetësuar jo pak Athinën zyrtare. Shkak, sipas mediave greke, lidhet me frikës se Rama mund të ndikojë në orientimin e votës së emigrantëve për zgjedhjet e deputetëve helen për Parlamentin Europian.

Sipas gazetës “Kathimerini”, autoritetet greke i kanë kërkuar bashkëpunëtorëve të shefit të qeverisë shqiptarë që të shtyjë takimin me emigrantët pas 9 qershorit, datë e cila përkon me ditën e zgjedhjeve për eurodeputetët. Gjithashtu në shkrim thuhet se bashkia ja ka revokuar lejen e mitingut organizatorëve, e cila është parashikuar të mbahet pranë stadiumit Galatsi.

Pavarësisht këtij pretendim A2 CNN ka mësuar se vendtakimi i Ramës me shqiptarët që jetojnë në Greqi është caktuar në një ambient privat dhe jo një hapësirë publike. Kathimerini, thotë se ju referohet burimeve diplomatike shqiptarë dhe greke, sipas të cilave, më këtë vizitë kryeministri Rama mund të orientojë votën e shqiptarëve si një kundërpërgjigje për kandidimin për zgjedhjet europiane të Fredi Belerit për llogari të partisë së shefit të qeverisë greke Kiriakos Mitostakis.

Megjithatë, thotë gazeta greke, një ngjarje e tillë, edhe nëse Rama i shmang referimet përzgjedhjet europiane, në çdo rast do të përbënte përfshirje indirekte në proces. Kreministria nuk ka një reagim për këtë çështje edhe pse A2 CNN u interesua pranë ekzekutivit shqiptar nëse ka marrë zyrtarisht një kërkesë nga Greqia për shtyrje apo nëse ka një plan që takimi i 12 majit të zhvendoset pas përfundimit të zgjedhjeve europiane.

Por gjatë ditës së enjte në aktivitetin në Bashkinë e Tiranës, për nder të Ali Ahmetit, Edi Rama duke thumbuar rolin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, nënvizoi se vetë ai nuk ka asnjë qëllim të ndikojë në vendimmarrjen e zgjedhësve të atij vendi, qoftë edhe të shqiptarëve.

Por pyetja që mbetet është nëse lidhet ky mesazh i Edi Ramës vetëm përzgjedhjet kur janë të përfshirë politikanë shqiptarë apo i drejtohet edhe fqinjit tonë jugor.

Advertisement