Connect with us

Kosova

Vjedhja e 200 mijë eurove/ Pas vëzhgimit të kamerave, vihet në pranga autori

Arrestohet autori i dyshuar i grabitjes së 200 mijë eurove në Teqenë e Madhe të Gjakovës, ngjarje e ndodhur më 22 maj 2023.

Policia e Gjakovës thotë se i është dashur të shikohen qindra orë video incizime nga lokacione të ndryshme dhe të analizohen shumë prova për të vënë në pranga si autor të dyshuar 48-vjeçar me inicialet Xh. Th.

Në Teqenë e Gjakovës u vodhën 200 mijë euro, autori i dyshuar arrestohet pas një muaji
Po më 22 maj Shehu i Teqesë së Madhe të Gjakovës bëri denoncimin në polici duke thënë se ishin vjedhur 200 mijë euro, të cilat do të përdoreshin për rindërtimin e Teqesë në Marash të Prizrenit.

Policia në Gjakovë njoftoi se më 8 qershor është arrestuar një 48-vjeçar me inicialet Xh. Th., i cili dyshohet se me datë 22.05.2023 kishte depërtuar brenda teqesë duke vjedhur nga aty dy kasaforta me para të gatshme në vlerë të konsiderueshme, disa çelësa personal dhe disa stoli të arit.”

Me vendim të gjykatës është kryer kontroll në objektet e banimit të të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me një karikator, gjashtë copë fishekë, disa stoli ari, rrobe, telefona dhe disa sende të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur me rastin e kryerjes së vjedhjes.

I dyshuari është ndalur në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rast penal për hetim “Vjedhje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi dhe kontroll të paautorizuar të armëve”’.

Advertisement