Kronike
Vjedhja e makinës/ Histori filmash në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri për vjedhje makine. Siç bëjnë me dije blutë e kryeqytetit, shoferja e makinës, një vajzë 26-vjeçare e kishte lënë automjetin ndezur në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet dhe është larguar nga aty, por ky ka qenë një rast për 18-vjeçarin, i cili ka hipur menjëherë aty duke i dhënë gaz.
Pas njoftimit të policisë, ata i janë vënë pas makinës duke e kapur të riun, i cili tashmë do të akuzohet për vjedhje.
Mësohet se i riu nuk kishte patentë, por pavarësisht kësaj ka marrë guximin për të vjedhur makinën.
NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Square”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Vodhi makinën e një shtetaseje, vihet në pranga 18-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se te sheshi “Univers”, në rrugën “Mikel Maruli”, një person i paidentifikuar kishte vjedhur një automjet të cilin drejtuesja e tij, shtetasja D. Sh., 26 vjeçe, e kishte lënë të ndezur, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Square”, si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– L. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ky shtetas, mesditën e djeshme, te sheshi “Univers”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases D. Sh. dhe më pas është larguar duke e drejtuar automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮🇦🇱

