Connect with us

Kronike

Vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, pritet ekstradimi i 46 vjeçarit (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar në “Don Bosko” një 46-vjeçar i cili është dënuar me 5 vjet e 11 muaj burgim nga autoritetet italiane për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje pa leje të dokumenteve të falsifikuara.

Në pranga u vu Gentian Kadillari alias Endri Zyli Imeraj.

Viijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

“Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëanted 5”.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën “Don Bosko” dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Gentian Kadillari alias Endri Zyli Imeraj 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Ankona, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 11 nuaj burgim për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja e dokumenteve të falsifikuara” parashikuar nga Kodi Penal italian.”– njofton policia.

Advertisement