Connect with us

Kronike

Vjedhje, drogë dhe armë, pas 5 vitesh arrati, bie në pranga 44 vjeçari problematik

Pas pesë vitesh në arrati dhe përdorimit të identiteteve të rreme, Policia taliane arrestoi një shtetas shqiptar 44-vjeçar në portin e Brindisit.

Ai ishte i kërkuar nga autoritetet italiane për krime të kryera midis viteve 2011 dhe 2017, përfshirë posedim të paligjshëm të armëve, vjedhje të rënduar dhe shkelje të ligjit për drogën.

44-vjeçari u kap gjatë kontrollit të pasagjerëve në anijen European Star, që vinte nga Vlora, pasi dokumentet e tij u verifikuan me bazat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Hetimi zbuloi se gjatë arratisë ai kishte udhëtuar në Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, duke mbajtur kontakte me persona me precedentë penalë dhe duke përdorur dokumente të falsifikuara për t’iu shmangur autoriteteve.

Advertisement