Connect with us

Kronike

Vjedhje, drogë dhe armëmbajtje, arrestohen katër të rinj

Katër të rinj janë arrestuar gjatë kontrolleve në Lezhë e Kurbin. Në Kurbin u vu në pranga një 17-vjeçar, të cilit iu gjet armë zjarri në banesë.

Dy shtetas të tjerë 19 dhe 28 vjeç u arrestuan në flagrancë, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Forcat e policisë gjatë kontrollit kanë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza, të gatshme për shitje.

Vjedhje, drogë dhe armëmbajtje, arrestohen katër të rinj

Njoftimi i policisë: 

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe rendit publik, gjatë sezonit turistik 2023, Policia e Lezhës ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prania”, si rezultat i të cilit:

-në Kurbin, u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ll 17 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

-u arrestuan në flagrancë shtetasit shtetasit E. Gj. 19 vjeç dhe I. Sh. 28 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolleve fizike iu gjetën sasi lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje;

-u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim R. M., 22 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se gjatë muajit të shkuar, ka vjedhur në një lokal, produkte dhe një shumë parash.

Pistoleta, fishekët luftarak dhe dozat e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme

Advertisement