Kronike
Vjedhje në banesa dhe automjete, vihet në pranga 25-vjeçari

Një i ri është arrestuar nga policia Tiranë pasi dyshohet se qëndron pas 6 vjedhjeve të kryera në banesa dhe në automjete të ndryshme, gjatë 2 muajve të fundit. Nga arrestimi i të riut V. M, banues në Shkozë, i cili ishte dënuar edhe më parë për vjedhje policia dyshon se 25 vjeçari është autori i 6 vjedhjeve në banesa dhe në automjete, të kryera në zona të ndryshme në Tiranë. Më konkretisht bë het fjalë për vjedhjen e kryer në një banesë në Shkozë në datën 21.03.2023, nga ku ka marrë disa vegla pune. Për vjedhje të aksesorë ve të ndryshme në disa automjete në rrugën “Shyqyri Ishmi” dhe në lagjen “Ali Demi” në datat 10, 11 dhe 12 prill, 2023. Gjithashtu dyshohet se në datat 13 dhe 17 prill 2023, ka vjedhur vegla pune në të tjera banesa.

