Connect with us

Rajon

Vjen dorëzimi, hapet ‘Ura e artë’ për Vuçiç

“A do t’ia dalë Vuçiç të marrë “urën e artë” në negociatat për Kosovën? Kjo është e vështirë të thuhet në këtë moment, dhe është më e lehtë të konkludohet se pse po i mohohet.” – Kështu e nis shkrimin e saj kolumnistja serbe Jasmina Lukač

Në terminologjinë e luftës, “ura e artë” i lihet armikut për t’u dorëzuar me nder, sepse në të kundërt, nëse gjykon se situata është e pashpresë, ai do të luftojë nga dëshpërimi, gjë që do ta bënte betejën më të vështirë dhe më të përgjakshme.

Sipas Jasmina Lukač, “Ura e artë” e Vuçicit është asociacioni dhe atij i duhet që të krijohet para, ose të paktën në të njëjtën kohë me nënshkrimin de fakto të marrëveshjes së famshme ligjërisht obligative me Kosovën dhe jo pas, pasi Vuçiç nuk është i sigurt se çfarë do të ndodhë më pas, dhe ai e di shumë mirë se nëse nuk e merr asociacionin, opinioni publik në Serbi do ta quante atë tradhtar. Dhe për Vucic është e qartë se cdo të thotë që ta perjetosh veten tradhëtar qe shite Kosovën

Sipas analistes serbe, problemi nuk është aq opozita, të cilën ai e kontrollon në masën më të madhe, por opinioni publik. Që nga viti 2012, kur Tomislav Nikolić dhe ai morën pushtetin, publiku ka pritur të shohë se çfarë do të bëjnë progresistët me Kosovën dhe ka një ndjenjë të fortë se tani që Vuçic ka gjithçka – nga komunitetet lokale deri te kreu i shtetit – se ai është në krye i plotfuqishëm. Prandaj, Vuçic nuk ka dhe nuk do të ketë kohë shtesë për ta shtyrë marrëveshjen me Kosovën. Dhe ajo që është ndoshta më e rëndësishmja – edhe nëse arrin të nënshkruajë marrëveshjen pa asociacionin dhe opinioni publik do lëviz dukshëm kundër tij dhe për të do të jetë në një humbje e madhe.

 

Advertisement