Rajon
Vjen goditja e fortë e BE-së ndaj Vuçiçit/ Protiç zbulon çfarë e pret Serbinë
Historiani serb Milan Protiç, duke komentuar rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian ndaj Serbisë tha se kërkesa e mundshme e Komisionit Evropian për të kryer një hetim ndërkombëtar për parregullsitë zgjedhore, vështirë se do refuzohet nga presidenti serb.
“Nëse një kërkesë e tillë dërgohet, mendoj se Vuçiç do ta gjejë veten në dilemë se si të reagojë, dhe do të ishte shumë e vështirë dhe e turpshme që presidenti serb ta kthente mbrapsht.
Sipas shpjegimit të Protiç, kjo do të thoshte se ai do të mbante anën e kundërt në raport me Bashkimin Europian, “dhe kjo do t’u lidhte duart, si regjimit ashtu edhe njeriut të pare të vendit”
Duke iu referuar përpjekjeve të autoriteteve për të relativizuar rëndësinë e rezolutës , historian serb u shpreh se njerëzit e arsyeshëm, i marrin parasysh udhëzimet, paralajmërimet dhe këshillat e atyre që kanë arritur një nivel më të lartë në stabilitetin e përgjithshëm të shtetit dhe demokracinë.
I pyetur për dispozitën e rezolutës që kërkon pezullimin e fondeve të para-anëtarësimit të BE-së, nëse Beogradi refuzon një hetim ndërkombëtar për parregullsitë zgjedhore, ai u përgjigj se me këtë qeveri, Serbia e ka vënë veten në pozitë të vështirë.
Siç tha ai, vendimi I Parlamentit Europian tregon se shumica e deputetëve atje në tërësi nuk e shohin Serbinë si një partner të barabartë me të cilin të përpiqen për një qëllim të përbashkët. Për ta Serbia, është si një student i pabindur dhe i keq që duhet të futet në dhomë izolimi.
Sipas mendimit të tij, negociatorët perëndimorë kanë arritur të thyejnë dhëmbët për politikën që kanë udhëhequr deri më tani ndaj Serbisë dhe kjo është arsyeja pse kohët e fundit një numër në rritje i njerëzve në Perëndim kanë filluar të kuptojnë se kjo rrugë nuk mund të çojnë në rezultatin që dëshirojnë.
I pyetur për angazhimin e opozitës pro-evropiane, e cila investoi shumë energji për të paraqitur në Parlamentin Evropian se çfarë ndodhi në zgjedhjet në Serbi, ai theksoi se përfaqësuesit e koalicionit Serbia kundër dhunës arritën sukses të madh në nivel evropian dhe tërhoqën më shumë vëmendje sesa mund mund të priste kushdo tjetër.
I pyetur për mjedisin në të cilin filloi konstituimi i Kuvendit të Serbisë, ai theksoi se pyetja e madhe është nëse Kuvendi i Serbisë ka arritur ndonjëherë nivelin e dinjitetit që meriton në kohët moderne, sepse nuk ka pasur vullnet për t’u bërë ai që duhet të jetë në të vërtetë.