Connect with us

Pinknews

Vjen në Shqipëri për të takuar Heidin? Reagon Massimiliani, zbulon datën kur do hyjë në ‘BBV’

Kohët e fundit në mediar rozë kanë qarkulluar lajme se aktori italian, Massimiliano Varrese, do të udhëtojë drejt Shqipërisë për tu përballur me Heidi Baçin në shtëpinë e “BBV”.

 

Mirëpo së fundmi Massimiliano iu ka dhënë fund zërave përmes një postimi në InstaStory, ku tregoi se ndonëse ka marrë një ftesë të tillë nga “Big Brother VIP”, nuk do të vijë në Shqipëri për Heidin, por për fansat që dëgjojnë muzikën e tij.

Artisti tha se pas 30 majit do të vijë në Shqipëri për të performuar këngën e tij të re.

“Përshëndetje të gjithëve. Këto ditë kam dëgjuar një lajm se do të shkoj në Shqipëri për të bërë një përballje me Heidin. Jo, nuk është kështu. Po është e vërtetë që do të shkoja në Shqipëri për të kënduar muzikën time. Më kanë ftuar shumë emisione në Shqipëri, mes tyre edhe Big Brother Shqipëri. Më vjen keq, nuk kam mundur të shkoj sepse kam impenjime të tjera në Itali dhe Zvicër. Do të vija për të kënduar, sepse ka shumë fansa shqiptarë që dëgjojnë muzikën time dhe bëjnë story. Nuk mund të vij tani por do të vij pas 30 majit për të kënduar këngën time të re.”– tha Massimiliano.

Advertisement