Connect with us

Bota

Vjen zgjidhja nga SHBA/ Nuk favorizohet Serbia

Eksperti i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, njëherësh profesori amerikan, Alon Ben-Meir, thotë se zvogëlim i pranisë së policisë dhe caktimi i zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës janë gjëra të duhura nga ana e qeverisë së Kosovës.

Sipas tij, mbajtja e zgjedhjeve të reja me pjesëmarrjen e plotë të serbëve etnikë, do ta bëjë të nevojshëm zbatimin e asociacionit që ishte pajtuar Kosova disa vite më parë.

Meir duke folur rreth zhvillimeve të fundit në veri dhe marrëveshjes së Kosovës me BE-në për destablizim, e konsideron asociacionin “zgjidhje”, mirëpo sipas tij, ai duhet të bëhet në bashkëpunim të plotë dhe me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së dhe këta të fundit të jenë vigjilentë në mbikëqyrjen e zbatimit të saj.

Advertisement