Connect with us

Kosova

Vjosa Osmani e kuptoi më në fund/ Shkëlzen Maliqi për detyrën si presidente

Tre ditë pas sulmit terrorist që ndodhi mbi Kosovën presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, ka deklaruar se ‘Kosova duhet të ulet dhe të përgatis së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Sipas Shkelzen Maliqit, presidentja duket se ka filluar ta kuptoi rolin e saj, i cili duhet të jetë unifikues dhe mbrojtës i interesave të Republikës së Kosovës.

Maliqi gjithashtu u shpreh se Osmani ka filluar të ndahet nga qëndrimet me Albin Kurtin rreth Asociacionit dhe se është bindur që kërkesat e aleatëve duhet të merren parasyshë.

Maliqi gjithashtu u shpreh se ky propozim i Osmanit për të bashkëpunuar me ShBA-në mundëson që Kosova të dalë nga një tendencë dritëshkurtër sovraniste, kur ende nuk e ka fituar sovranitetin e plotë, pasi që sipas tij nuk është ende koha për krekosje.

Advertisement