Connect with us

Kosova

Vjosa Osmani i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e tëmthit, që ka përfunduar me sukses, njofton zyra  saj.

Ndërhyrja ka ndodhur ditën e djehsme, ndërsa gjatë kësaj kohe detyrat e presidentit kanë kaluar te kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk konjufca.

Njoftimi i Presidencës së Kosovës:

Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca.

Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike.

Advertisement