Connect with us

Kosova

Vjosa Osmani në tre muajt e fundit si president/ Kosova sërish në ‘trenin’ e zgjedhjeve

E ardhmja e Presidentes Vjosa Osmani dhe mundësia e saj për një mandat të dytë ka hapur një debat të ri politik ne Kosove, menjëherë pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Dy nga partitë kryesore opozitare Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë dhënë sinjale të qarta se nuk e shohin të garantuar mbështetjen për Osmanin, duke kushtëzuar çdo marrëveshje me bisedime të mirëfillta politike.

Zëdhënësi i PDK-së, Bernard Nikaj, tha se qëndrimi i partisë mbetet i pandryshuar: pa dialog politik, nuk ka vota për asnjë kandidat për president, përfshirë edhe nëse kandidatura është ajo e Vjosa Osmanit.

Të njëjtin ton rezervues e ka shprehur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se LDK nuk e ndjen veten të detyruar politikisht për t’ia siguruar Presidentes Osmani votat e nevojshme për një mandat të dytë.

Deklaratat e PDK-së dhe LDK-së paralajmërojnë se procesi i zgjedhjes së presidentit mund të kthehet në një betejë të fortë politike, duke rritur mundësinë e bllokadës institucionale nëse nuk arrihen marrëveshje ndërmjet palëve.

Advertisement