Kosova
Vlerësimi nga ekspertet, anëtarësimi i shpejtë i Kosovës në NATO bëhet me presion amerikan
Anëtarësimi i Kosovës në NATO është bërë pjesë fushatës politike. Një vendim i tillë është një hap thelbësor pasi ai ofron një garanci të fortë kundër shkeljes së demokracisë dhe cenimit të integritetit territorial dhe sigurisë.
Kështu vlerësojnë ekspertët e sigurisë që analizojnë për A2 CNN shanset reale që kjo të ndodhë së shpejti. Ish-koloneli Hysen Gecaj thotë se duhet të shfrytëzohen mundësit gjeostrategjike.
Sfida kryesore që duhet kaluar nga qeveria e re është të punohet me shtetet që ende nuk na kanë njohur, që ato të mos bëhen pengesë.
Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studime të Luftës Hibride OCTOPUS, Arben Fetosh, thotë për A2CNN, se Kosova është brenda orbitës së NATO-s, me misionin e KFOR-it, dhe është në një proces të koordinuar ndërkombëtarisht, për transformimin e FSK-së, në ushtri me kapacitete të plota.
Fetoshi thekson se duhet një vullnet më i madh politik dhe një presion nga Shtetet e Bashkuara që pranimi në NATO të ndodh shpejt.
Sidoqoftë, janë dy aspekte pozitive në mesin e gjithë faktorëve që nuk janë në favor të Kosovës në këtë drejtim: Kosova ka kohë që bashkëpunon ngushtë me aleatët euro-atlantikë; Historia e NATO-s njeh edhe anëtarësime të shpejta në rrethana të jashtëzakonshme.