Sport
Vllaznia mjaftohet me një gol, merr frymë Kukësi
Vllaznia i jep kuptim fundit të kampionatit, teksa ka mposhtur minimalisht 1-0 Teutën. Shkodranët u mjaftuan me një gol të Ccobës në minutën e 12-të, për të marrë në shtëpi 3 pikë të rëndësishme. Djemtë e Sedloskit e shohin veten në vendin e katërt me 46 pikë, 3 më pak se Egnatia e vendit të 3-të.
Kukësi merr frymë më në fund dhe triumfon 3-0 ndaj Laçit. Goli i parë i verlindorëve erdhi në minutën e 59-të pas një goditje dënimi të realizuar në mënyrën e duhur nga Ndreca. Në fund goli i sigurisë mban firmën e Barbosës, sakaq në limite pati kohë edhe për golin e dytë personal të tij. Skuadra e drejtuar nga Rrahman Hallaçi është në vendin e shtatë me 40 pikë. Kurbinasit ndodhen në mesin e tabelës me 44 pikë.
Sukses i rëndësishëm edhe për Kastriotin e vendit të fundit. Krutanët mundën 1-0 Egnatian, me një gol të Grecës në minutën e 82-të.
Bylis merr 3 pikë në transfertë ndaj Erzenit, në sfidën që përfundoi 1-2. Heroi i ballshiotëve është Kaccori me dopietë, ndërsa vendasit nga Shijaku “tundën rrjetën” me Alan. Me këtë rezultat, Bylis është në vendin e parafundit me 36 pikë, ndërsa Erzenit në të 8-tin me 39 pikë.
Rezultatet:
Kukësi 3-0 Laçi
Kastrioti 1-0 Egnatia
Vllaznia 1-0 Teuta
Erzeni 1-2 Bylis