Connect with us

Politike

Vlora 5 ditë pa ujë/ Rama ia faturon fajin PD-së: Pajisjet ishin jashtë standardeve, e kemi gjetur më keq se energjia

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përvitshme për shtyp, komentoi mungesën e ujit të pijshëm në qytetin e Vlorës, ku për pesë ditë banorët u përballën me një krizë të rëndë furnizimi.

Duke ia faturuar fajin PD-së e cila u largua nga pushteti 12 vite më parë, Rama e cilësoi situatën si “shumë të rëndë”,  dukethënë se pajisjet e ujësjellësit ishin jashtë standardeve dhe pas një kohe të gjatë përdorimi, ato dështuan.

“Situata ishte shumë e rëndë. Pajisjet ishin jashtë standardeve, të cilat mbajtën-mbajtën, plasën, Problematika e ujësjellësit është kjo. Por falë punës së jashtëzakonshme të punëtorëve atje dhe qëndrimi i prefektit dhe punëtorëve atje, falë faktit që mundëm të marrim në Turqi pajisjen, defekti u riparua.

Ujësjellësi në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë është sektor në reformim e sipër. Do të kërkoj durim. E kemi gjetur më keq se energjia. Me ndryshimet që kemi bërë, me sistemin e ri që kemi krijuar, do të shkoj duke u përmirësuar.”, tha ai.

Advertisement