Connect with us

Politike

Vlora Hyseni në Serbi? Berisha: Ajo zbuloi veten e saj, e konfirmoi vetë

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nëse kishte fakte për vizitën e pretenduar të drejtuesve të SHISH Vlora Hyseni në Serbi. Ai u shpreh se fakti më i madh që ka është reagimi i djeshëm, ku u tha edhe numri i ditëve që kishte qëndruar në Beograd. Sipas Berishës, Hyseni zbuloi gënjeshtrën e saj.

Fakti më i madh është reagimi i djeshëm, që më bindi se ajo vizitë ka ndodhur. Mediat njoftuan se ka pasur një vizitë në Beograd, dirën e parë si Suela si SHISH nuk reagoi.

Ky nuk është një lajm që nuk mund të përgënjeshtrohej, ditën e tretë të reagoi vetë Vlora Hyseni, ku kishte dhënë njoftimin se Berisha shpërndante Fake News, duke thënë se kishte 10 ditë në Beograd. Ajo zbuloi veten e saj, e konfirmoi vetë me ato që kishte para në mediat e kontrollit të saj.‘- tha Berisha.

Advertisement