Connect with us

Pinknews

“Vlora & Kaltrina” lançojnë koleksionin “Nuit Noir”

“Vlora&Kaltrina” është brendi i famshëm i modës në Kosovë, që prej disa vitesh po shndërrohet edhe në një markë me kreditë të larta në shumë vende të botës.

“Vlora&Kaltrina”, kanë ngritur standardin e të bërit modë dhe biznes, duke u shndërruar në një kompani shembull dhe model ideal për shumë artistë e artiste të reja të fushës së dizajnit të modës. Puna e tyre ka thyer kufinjët, pasi porositë dhe shitjet bëhen anë e kënd botës.

Një ndër koleksioni e fundit i prezantuar nga “Vlora&Kaltrina” është “Nuit Noir”. Është quajtur kështu pasi të gjithë fustanet janë të zinj, elegant dhe të dominuar nga një dozë e fortë elegance dhe misteri.

 

“Një e zeze e përjetshme, andaj i tërë “Nuit Noir” dominohet nga ngjyra e zezë, por me detaje të shkëlqyeshme. Pikë e fortë dhe aksesor kyç, thuajse në çdo veshje të koleksionit janë edhe dorëzat, detaj tipik i viteve te 20t-a, sepse edhe vetë moda e të 20-tave është e përjetshme dhe shumë ikona të modës që lanë gjurmë janë të po kësaj periudhe. Linjat me theksim në bel, korsetët super të definuar, prerjet I-line, silueta sirene dhe detajet me shumë shkëlqim e përcjellin çdo fustan të këtij koleksioni”.

Kompania e modës “Vlora&Kaltrina”, ka lansuar edhe vebin zyrtar, që do të jetë edhe një urë lidhëse mes admiruesve të modës, blerësve dhe medias.

Advertisement