Connect with us

Aktualitet

Vlora ‘ngopet’ me emigrantët e ardhur për festat

VLORË– 340 persona kanë mbërritur ditën e sotme në portin e Vlorës. Ata janë pjesë e emigrantëve të shumtë që kanë vendosur të kalojnë festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre në vendlindje. Vetëm gjatë javës së fundit në portin e Vlorës kanë mbërritur mbi 5 mijë persona.

Por, pa pasur edhe largime. Afro 1 mijë persona kanë dalë nga porti i Vlorës për të kaluar festat e fundvitit jashtë vendit.  Ardhja e emigrantëve ka shkaktuar trafik në disa zona të qytetit, kryesisht në bulevard, lungore dhe transballkanike.

Advertisement