Connect with us

Kronike

Vlorë/ Plaçkitën lokalin dhe turistin amerikan, arrestohen 2 persona të dyshuar

Vlorë- Goditen dy raste të vjedhjeve në qytetin bregdetar të Vlorës, arrestohen si autorë 2 persona të dyshuar nga policia.
Burime zyrtare njoftuan sot (14 Shkurt) se pas veprimeve të shpejta hetimore dhe administrimit të pamjeve filmike që dokumentojnë veprimtarinë kriminale, prangosën 52-vjeçarin L. Gj., banues në Fier. Ai dyshohet se gjatë periudhës dhjetor 2024 – janar 2025, ka vjedhur në mënyrë të përsëritur para, në total 100 mijë lekë, në lokalin e L. C.
Kurse i arrestuari i dytë është G. L., 34 vjeç, banues në Vlorë, sepse më datë 13 shkurt 2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, i ka vjedhur celularin një turisti amerikan.

Pas arrestimeve, dosja penale i kaloi prokurorisë për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e ngjarjeve të tjera ku të dyshuarit mund të jenë përfshirë. Ndaj tyre u ngrit akuza e “vjedhjes”.

Advertisement