Kronike
Vlorë/ Sherr për parkim, kërcënojn njëri-tjetrin
Dy vlonjatë janë konfliktuar për një vend parkimi në Vlorë.
Uniformat blu bëjnë me dije se pas sherrit mes dy burrave, njëri prej tyre ka kërcënuar tjetrin.
Si rrjedhojë u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për 41-vjeçarin me iniciale R. Xh.
Njoftimi i policisë
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Xh., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti, për një vend parkimi, ka kanosur shtetasin A. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë.