Kronike
Vodhën bizhuteri floriri në banesën e argjendarit në Vlorë, arrestohen 2 persona
VLORË – Dy persona të identifikuar si Sotiraq Golemaj dhe Ylli Gerra janë arrestuar nga policia pasi kishin vjedhur bizhuteri floriri në një banesë në Vlorë. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tyre Luan Hoxha.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 4”, për zbardhjen e një rasti vjedhjeje, të kryer në një banesë në Vlorë, para një muaji.
Operacioni, rezultat i një hetimi intensiv proaktiv, disajavor, nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.
Vepruan si grup, për të vjedhur sende me vlerë (bizhuteri floriri), në një banesë, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, të cilët dyshohet se janë autorë edhe të rasteve të tjera vjedhjesh.
Gjenden dhe sekuestrohen sendet (bizhuteri) me vlerë rreth 150 000 euro, 2 automjetet e përdoruara për të kryer vjedhjen dhe 5 celularë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i një hetimi të thelluar, proaktiv, të kryer për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të një vjedhjeje të kryer në një banesë në Vlorë, më datë 21.03.2023, si dhe për vënien në pranga të autorëve të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 4”.
Si rezultat i këtij operacioni, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit S. G., 44 vjeç dhe Y. G., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. H., 30 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, duke vepruar në fomën e grupit, janë autorë të dyshuar të vjedhjes së disa sendeve (bizhuteri floriri) me vlerë rreth 150 000 euro, në një banesë në Vlorë, vjedhje e kryer më datë 21.03.2023.Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të vjedhjeve të tjera të sendeve me vlerë, në banesa, që më pas janë shitur prej tyre.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas, si dhe për kapjen e shtetasit L. H.
Bizhuteritë e vjedhura, 2 automjetet që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjen dhe 5 celularë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Në përditësim…