Kronike
Vodhi 4 mln lekë në një banesë, arrestohet ‘skifteri’ 31-vjeçar
Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur rreth 400 000 lekë të rinj, në valuta të ndryshme në një banesë.
Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe automjeti që përdori 31-vjeçari për të shkuar drejt banesës ku kreu vjedhjen.
Zbardhet një tjetër vjedhje e kryer nga ky shtetas, në janar të këtij viti, në Sarandë, ku 31-vjeçari vodhi në një banesë, një shumë parash dhe sende me vlerë.
Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e 2 vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Në kudaër të operacionit policor të koduar “Flagranca” u bë arrestimi i shtetasit K. J. (M.), 31 vjeç, banues në Fier.
31-vjeçari u arrestua menjëherë pasi kishte vjedhur në një banesë, rreth 400 000 lekë të rinj, në valuta të ndryshme. Për këtë rast, Policia sekuestroi shumën e parave të vjedhura dhe automjetin që përdori 31-vjeçari për të shkuar drejt banesës ku kreu vjedhjen.
Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardh dhe u dokumentua një vjedhje tjetër e kryer nga shtetasi K. J. (M.), në janar të këtij viti, në Sarandë, ku ky shtetas vodhi në një tjetër banesë, rreth 30 000 lekë të rinj dhe sende me vlerë.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen dhe dokumentimin e 2 vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.