Connect with us

Aktualitet

Vodhi bizhuteri floriri me vlerë 3 mln lekë, arrestohet i riu në Shëngjin

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se vodhi bizhuteri në një banesë në Ishull Shëngjin. I riu u kap nga kamerat e sigurisë, ku shihet duke hyrë i qetë në banesë gjatë ditës. Sipas policisë, vlera e bizhuterive të vjedhura kap rreth 300,000 lekë. Hetimet kanë treguar se Marjolin Malaj i kishte shitur bizhuteritë në një argjendari në Shkodër, ndërsa pronari i argjendarisë do të hetohet në gjendje të lirë.

NJOFTIMI:

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në këtë fshat.

Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se shtetasi M. M. i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.

Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Advertisement