Kosova
Vodhi me armë në Kamëz/ Autori nxjerr shokun: Unë isha shoferi
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Saimir Karoshin, i akuzuar për vjedhje me armë.
Karoshi tre ditë më parë me anë të kanosjes me armë zjarri grabiti orën dhe bizhuteri, të pronarit të një pikë shitjesh makinash në zonën e Kamzës.
Ne seancën me dyer të mbyllura Karoshi ka pranuar autorësinë, duke u shprehur se ai ka luajtur rolin e shoferit, ndërsa grabitjen e ka kryer shoku i tij, tashmë i shpallur në kërkim nga ana e bluve të komisariatit nr.5.