Sport
Vodhi orën 300 mijë paund të futbollistit të Chelseas, shqiptari del para gjykatës (EMRI)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/09/Raheem-Sterling.jpg)
Një shqiptar ka dalë para gjykatës në Angli ditën e sotme për grabitjen e vilës luksoze të futbollistit anglez Raheem Sterling. Dailymail shkruan se Emiliano Krosi dyshohet se ka marrë pjesë në 33 grabitje, duke përfshirë edhe shtëpisë e sulmuesit të Chelseat. Në bastisje u vodhën sende të çmueshme dhe një orë me vlerë 300 mijë paund.
Krosi nuk u deklarua gjatë seancës së shkurtër për menaxhimin e çështjes në Gjykatën e Guildford Croën. Ai foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij përmes një përkthyesi në gjuhën shqipe. Ai u përfaqësua nga avokati mbrojtës Graham Blower. Ndërkohë avokatit të akuzës Laurence Imrie iu dha afat deri më 6 tetor për të dorëzuar të gjitha provat.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)