Connect with us

Politike

Vokshi: Rama ua merr paratë shqiptarëve dhe i çon te McGonigal

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në emisionin “Frontline” në  ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka grabitur paratë e shqiptarëve.

Gjithashtu gjatë bisedës, ajo theksoi se protesta e 11 shkurtit hapi siparin e revolucionit demokratik në Shqipëri, duke shtuar se PD nuk do të heqë dorë nga protestat. Ndër të tjera shtoi se edhe vetë socialistët e shohin të ardhmen pas kryeministrin Edi Rama

“Qytetarët shqiptarë nuk meritojnë një kryeministër të korruptuar, por një qeverisje që të rrisë rrogat dhe pensionet. Paratë i vjedh Edi Rama dhe i çon me valixhe tek McGonigal. Edi Rama e ka bërë që të ketë qasje personalisht në një shtresë në Amerikë dhe jo vetëm…Ka edhe Europë…Ai ka vite që e bën. Ka tentuar të korruptojë diplomatë në Shqipëri dhe jashtë saj. Është e qartë, Rama është kryeministri më i korruptuar. Rama duhet të dorëhiqej dhe t’i dorëzohej drejtësisë. McGonigal është në burg dhe Rama që e korruptoi duhet të ishte para drejtësisë, dhe nuk do të shpëtoj. Po të uleni me socialistët, të ardhmen e shohin pa Edi Ramën. Përse qytetarët shqiptarë të mos bëjnë një jetë normale si të gjithë qytetarët në vendet e rajonit. Por jo se i vjedh Edi Rama. Kjo nuk është çështje vetëm e PD, por e të gjithëve”, tha Vokshi.

 

 

Diferenca mes protestave të zotin Basha dhe protestave të zhvilluar më pas?

Vokshi: Qytetarët e kanë të qartë se opozita shqiptare nuk është e blerë. E kemi thënë se kemi filluar një revolucion demokratik. 11 shkurti hapi siparin e revolucionit. Nuk do heqim dorë. Por  e kemi thënë se nuk vijmë në pushtet me dhunë, pavarësisht provokimeve që ka bërë Rama. Ne do vazhdojmë t’i kemi paqësore protestat.

Ju ndjekin në vitin e 10, i detyroheni qytetarëve shqiptarë?

Vokshi: Po i detyrohemi, kemi bërë gabime si opozitë dhe i detyrohemi që sot ne të punojmë më shumë përkushtim për të gjithë demokratët që vazhdojnë besojnë tek PD.

Advertisement