Connect with us

Kosova

Von Cramon kërkon që Gjermania të sjellë më shumë trupa në veri të Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon, ka kërkuar nga Gjermania të vendosë më shumë trupa ushtarakë në Veri të vendit. Me anë të një postimi në “X”, Cramon ka shpërndarë një njoftim të Qeverisë britanike ku thuhet se Londra do ta shtojë prezencën ushtarake në Kosovë edhe me 200 trupa tjera, ku ka theksuar se këtë duhet ta bëjë edhe Gjermania

“Vendim i rëndësishëm për të vendosur 200 trupa luftarakë  britanikë për ta përforcuar KFOR’in -NATO’n në terren. Gjermania duhet të prijë me vendosjen e trupave për të siguruar paqen, dhe për t’i mbrojtur në Kosovë aty ku KFOR’i dhe NATO janë jetikë” ka shkruar eurodepuetja gjermane.

NATO-ja njoftoi të premten se ka miratuar forca shtesë për t’i dislokuar në veri të Kosovës zonë e banuar me shumicë serbe për shkak të rritjes së tensioneve.

Advertisement