Bota
Von der Leyen deklaron: Korridori detar për ndihma në Gaza hapet gjatë fundjavës
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se korridori detar që lidh Qipron me Gazën do të hapet këtë fundjavë, duke dërguar ndihmat e nevojshme për palestinezët e rrethuar. Duke folur në Qipro, Von der Leyen tha se Gaza po përballej me një katastrofë humanitare dhe korridori detar do të mundësonte dërgimin e sasive të mëdha të ndihmave shtesë.
Von der Leyen theksoi se një rrugë testimi pilot e ndihmës ushqimore e mbledhur nga një grup bamirësie dhe e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe mund të niset nga Qipro nga porti i Larnaka nga e premtja.
Gjithashut Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, tha se ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Izraelit që të lejojë më shumë kamionë në Gaza, si mënyra më e shpejtë për të marrë ndihmë për ata që kanë nevojë.
Kamionët e ndihmave kanë hyrë në jug të Gazës përmes kalimit Rafah të kontrolluar nga Egjipti dhe Kerem Shalom të kontrolluar nga Izraeli. Por veriu, i cili ishte fokusi i fazës së parë të ofensivës tokësore izraelite, është ndërprerë kryesisht nga ndihma në muajt e fundit. Palestinezët thanë se shumica u qëlluan nga trupat izraelite. Ushtria izraelite, e cila po mbikëqyrte dërgesat e ndihmave private, tha se shumica u vranë në një rrëmujë.