Bota
Von der Leyen mbron marrëveshjen e tarifave me Trump, ‘thumbon’ Putin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbrojtur marrëveshjen e tarifave të arritur me Presidentin Donald Trump nga kritikat e fundit.
Në një artikull të botuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung, ajo e përshkroi marrëveshjen si një vendim të vetëdijshëm që garanton stabilitet dhe parashikueshmëri, duke shmangur përshkallëzimin dhe konfrontimin.
“Imagjinoni sikur dy fuqitë kryesore ekonomike të botës demokratike të mos kishin arritur një marrëveshje dhe të kishin nisur një luftë tregtare – të vetmit njerëz që do të festonin do të kishin qenë Moska dhe Pekini”, shkruan von der Leyen.
Ajo thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për ruajtjen e stabilitetit ekonomik global dhe shmangien e tensioneve midis vendeve demokratike.

