Connect with us

Rajon

Von der Leyen, MESAZH të qartë Serbisë/ Mundësia e fundit historike

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila po qëndron në Serbi në kuadër të një turi ballkanik, ka theksuar se partneriteti me Bashkimit Evropian dhe Serbisë po forcohet.

Ne një konferencë për media së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, von der Leyen ka theksuar se Unioni është partneri tregtar numër një i Serbisë.

Serbia, sipas saj, është në rrugë të mbarë për t’u bërë pjesë e zonës së vetme për pagesat në euro nga viti i ardhshëm, të cilat do të lehtësojnë transfertat e parave dhe do t’i bëjnë ato më të shpejta, më të sigurta dhe më të lira.

Duke folur për Planin e Rritje së BE-së për Ballkanin Perëndimor, von der Leyen ka potencuar se kjo iniciativë do t’i afrojë ekonomitë e rajonit me ekonominë e BE-së dhe të integrojë tregun rajonal me tregun e përbashkët evropian.

E pyetur për mundësinë e anëtarësimit të Serbisë në BE, von der Leyen ka potencuar se ky proces bazohet në merita dhe i takon vendeve kandidate të zgjedhin shpejtësinë e kësaj rruge.

Nga ana tjeter, Presidenti Aleksandër Vuçiç, ka thënë se gjatë takimit me Presidenten e Komisionit Evropian, ka biseduar edhe për Kosovën, duke mos dhënë detaje shtesë, por vetëm duke potencuar se ka paraqitur qëndrimin e shtetit që ai drejton.

Advertisement