Kërkesa në Kushtetuese për përshpejtim vjen dy javë pasi Erion Veliaj, i arrestuar që nga muaji shkurt, kërkoi shfuqizimin e vendimeve të gjykatave më të ulëta që aprovuan mbajtjen e tij në paraburgim.
Në seancën e së premtes, Veliaj kërkoi që t’i krijohet akses real mbi materialet e dosjes, që deri më tani SPAK ia ka vënë në dispozicion mbrojtjes vetëm në USB, kur në burg nuk ka as kompjuter. Veliaj akuzoi drejtësinë për standarde të dyfishta, pasi ish presidentit Meta dhe të pandehurve të tjerë u janë vënë në dispozicion materialet.
Seanca e radhës paraprake, ku Veliaj pritet të bëjë mbrojtjen, do të mbahet më 5 janar. SPAK e akuzon kryebashkiakun për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
