Connect with us

Politike

Vota e diasporës, Noka takim me shqiptarët në Hamburg: Fuqia e ndryshimit të Shqipërisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, së bashku me Belind Këllëçin dhe Tomorr Alizoti po zhvillojnë një takim me shqiptarët në Hamburg, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit dhe votës së diasporën.

“Berisha dhe PD si ideues dhe projektues i të drejtës së votës për diasporën, besojnë tek fuqia e vullnetit tuaj për një Shqipëri ndryshe, normale dhe të barabartë për të gjithë. Një Shqipëri të jetueshme.

Fuqia e ndryshimit të Shqipërisë qëndron në duart tuaja dhe vota juaj do t’i japë një shans historik transformimit të vendit. Regjistrohuni, mos neglizhoni, shpresa është tek ju”, tha ai.

Advertisement