Connect with us

Aktualitet

Vota e diasporës për Shkodrën/ Numërohen 400 fletë më shumë se numri i votuesve

Numërimi i votave të diasporës po vijon pa u ndërprerë ndërsa denoncime të shumta për manipulime votash janë publikuar nga opozita ose janë konstatuar nga mediat.

Në një video nga vendi ku po numërohen votat e diasporës për qarkun e Shkodrës janë parë shumë fleta votimi të hedhura në tokë, dhe jo të palosura sipas rregullit.

Mësohet se këto vota ose kanë dalë tepër ose nuk kanë asnjë lloj vlere.

Në faqen të KQZ për këtë qark rezulton se janë numëruar mbi 400 zarfe më shumë sesa zarfe të ardhura nga diaspora.

Në tabelën më poshtë, që i referohet statistikave për Qarkun e Shkodrës, KQZ thotë kanë mbërritur 13533 zarfe nga diaspora, por në krah të kësaj shifre, paraqitet një e dhënë tjetër që thotë se janë numëruar për këtë qark 13959 vota.

Vota e diasporës për qarkun e Shkodrës/ Numërohen 400 vota

Advertisement